people

Drama
Thriller
The United States Of America

People like Ellen Marie Wiseman

Ellen Marie Wiseman

Ellen Marie Wiseman

5/5

Ellen Marie Wiseman (lindur më në Three Mile Bay, New York) është një shkrimtare amerikane. E rritur në një fshat të vogël, me qasje të kufizuar në arsim, Ellen Marie kurrë nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për t’u bërë shkrimtare. Historitë e saj të para filluan me kuajt heroik dhe qentë aventuresk, si Becky the Black Horse dhe Buffy the Rabbit Hunter. Më pas kishte një imagjinatë të gjallë duke imagjinuar krijesa të tmerrshme rreth çdo cepi, rrëmbyes, fantazma, vampirë, monstra nga thellësia. Ellen Marie Wiseman në web faqen e saj ka thënë: “Unë gjithmonë mendova se romani im debutues do të kishte një element paranormal apo tmerri, por mendoj se ju nuk mund të bëni shumë më të tmerrshëm se Lufta e Dytë Botërore dhe Holokausti.” Kjo është e vërtetë pasi romani i saj i parë fliste pikërisht për Luftën e Dytë Botërore. Pasi u martua bëri dy femijë dhe punonte me kohë të pjesshme si llogaritare. Kur ajo mbaroi shkollën e mesme e kuptoi se kishte shumë për të mesuar mirëpo ajo nuk kishte se si të ndiqte një kurs privat për të mesuar më shumë për shkrimin e romaneve dhe nuk shkoi as në kolegj. Mundësia e saj e vetme ishte internet nga ku u njoh me William Kowalski. Ai u bë redaktor, mësues dhe mik i shkrimtares. Falë tij ajo mësoi aftësi që të zhvillonte talentin e saj për t’u bërë një shkrimtare e vërtetë. Ellen Marie Wiseman tani jeton në brigjet e liqenit Ontariome me burrin e saj, dy qen të llojit Shih-Tzus dhe një qen laburatori. Asaj i pëlqen të lexojë, gatuaj, udhëtojë , dhe të kalojë kohë me nipin dhe mbesat e saj.

Picture of a person: Ellen Marie Wiseman

Filter by:

Cross-category suggestions

Filter by:

Filter by:

Filter by:

Filter by:

Filter by:

Filter by:

Filter by: